07/09/2026
Visa Bulletin për Shtator 2026 është publikuar.
Numri rendor për fituesit e Green Card (DV-2026) mbetet 47,500. Intervistat që pritej të mbaheshin në Shtator 2026 janë shtyrë për një afat të pacaktuar, për shkak të masave të reja nga qeveria Amerikane për vizat e imigrimit.
Në Gusht 2026, Gjykata Federale Amerikane rrëzoi pezullimin e vizave imigruese për 75 shtete, të vendosur nga administrata Trump. Ende nuk dihet dhe nuk ka informata se kur do të fillojë të hiqet kjo pauzë.
Intervistat e fituesve të Green Card (DV-2026) të mbajtura në Qershor dhe Gusht 2026 janë procesuar, por ende nuk janë aprovuar apo refuzuar. Vendimi final do të merret pas njoftimit të radhës nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Datat e regjistrimit për programet Green Card (DV-2027) dhe (DV-2028) ende nuk janë publikuar.
Vizat joimigruese, si vizat turistike, vazhdojnë të procesohen si zakonisht. Terminet e para të lira janë pas 2 javësh.
Na kontaktoni: +38348101040