AIS accountant

AIS accountant Shërbime kontabiliteti dhe konsultime financiare

06/10/2022

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit, u bën:

THIRRJE PUBLIKE

1. Për të gjitha Organizatat Jo-Qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i cili është 1 fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, dhe që përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për mbështetje financiare:
Në fushën e kulturës:
U dedikohet organizatave kulturore që zhvillojnë dhe organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore dhe festivale me karakter afatshkurtër në nivelin komunal.
Aktivitete që kanë për qëllim pasurimin e kalendarit vjetor kulturor të qytetit, aktivitete që kontribuojnë në shumëllojshmërinë artistike dhe aktivitete që begatojnë jetën e komuniteteve në fushën e kulturës.
Në fushën e rinisë:
Synimet specifike:
Mbështetja e aktiviteteve rinore, promovimi i vullnetarizmit, integrimi i grupeve rinore dhe atyre të margjinalizuara, mbështetja e ideve-projekteve si dhe promovimi i talentëve;
Edukimi jo fonnal: frajnime, Punëtori, Debate, Hulumtime, për të rinjtë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në nxitjen e aktiviteteve rinore dhe luftimin e dukurive negative tek të rinjtë;
Mbështetja për përfshirjen sociale dhe organizimi i ngjarjeve promovuese dhe rekreative;
Mbështetja e aktiviteteve rinore të personave me nevoja të veçanta.
Nëfushën e sportit:
U dedikohet subjekteve apo klubeve të Komunës së Prizrenit, që operojnë gjatë gjithë vitit dhe që posedojnë struktura të qarta udhëheqëse.
a) Të gjithë të interesuarit, klube dhe OJQ;
b) Të aplikojnë me një projekt në njërën prej fushave të poshtëshënuara.
Synimet specifike:
Masivizimi i sportit per të rinj, përkrahja e projekteve me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të sportit për të rinj në nivel lokal dhe rajonal;
Edukimi i të rinjve përmes sportit (projekte edukative për grup-mosha të reja);
Aktivitete edukative rne qëllim të evitimit të dhunës dhe dukurive negative në sportit dhe kultivimi i vlerave fisnike të sportit.
Vlera e planifikuar e mbështetjes financiare për OJQ-të nga lëmia e Kulturës :
Shuma e mbështetjes financiare, që mund të alokohet nga fusha e kulturës për projektet është deri në 40.000 €.
Vlera e planifikuar e mbështetjes financiare për OJQ-të nga lëmia e Sportit:
Shuma e mbështetjes financiare, që mund të alokohet nga fusha e sportit për projektet është deri në 50.000 €;
Vlera e planifikuar e mbështetjes financiare për OJQ-të nga lëmia e Rinisë:
Shuma e mbështetjes fmanciare, që mund të alokohet nga fusha e rinisë për projektet është deri në 10.000 €.

20/09/2022

Ministria e Tregtise dhe Industrise hap Projektin : Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport - CERP.
Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë është përgjegjëse për Implementimin e Projektit të Konkurueshmerisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP), 14,3 milionë euro, i financuar me hua – kredi të butë nga Banka Botërore. Qëllimi i projektit CERP është të mbështesë certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit, të forcojë kapacitetin e Bizneseve të orientuara kah eksporti, dhe të përmirësojë Konkurrueshmërin e tyre. Projekti është ristrukturuar për t'iu përgjigjur nevojave në ndryshim të NMVM-ve si rezultat i situatës së krijuar me COVID-19.
Projekti CERP përbehet nga dy komponente:

Nën komponenti 1.1: Mbështetja e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) për të përmirësuar Konkurrueshmërin dhe gatishmërinë për eksport (10,4 milionë euro) nëpër mes Programit të Granteve të Përputhshme (PGP).

Nën komponenti 1.2: Reformimi i sistemit të inspektimeve të bizneseve

Objektivat e Programit të Granteve të Përputhshme :

Programi i Granteve të Përputhshme (PGP) funksionon në kuadër të nën komponentës se parë të Projektit CERP( Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport). Objektivi i PGP-së është të mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me potencial për eksport që (i) t’i përmbushin kërkesat për implementimin e e standardeve dhe certifikimin e produkteve të dedikuara për tregjet e eksportit, (ii) të financojë pajisje (makineri të prodhimit) për të rritur aftësitë për gatishmëri për eksport, (iii) të financojë pajisje që përdoren për trupat e vlerësimit të konformitetit, (iv) të përkrahë qasjen në Shërbimet e Zhvillimit të Biznesit (ShZhB)/Trajnime, dhe (v) pajisje të vogla për përmirësimin digjital. Aktivitetet e mbështetjes së biznesit që do të financohen nga PGP-ja mund të lehtësojnë qasjen në njohuri për fushat kritike për t'iu përgjigjur pandemisë COVID-19 siç janë përmirësimi i aftësive të tregtisë elektronike, çështjet e vazhdimësisë së biznesit, përmirësimi dhe avancimi i digjitalizimit për Bizneset.

Karakteristikat kryesore të Programit të Granteve të Përputhshme përfshijnë aktivitet si më poshtë:

Aktiviteti 1 - Standardet dhe certifikimi i produkteve
Aktiviteti 2 –Makineritë/pajisjet
Aktiviteti 3 – Pajisjet për trupat e vlerësimit të konformitetit
Aktiviteti 4 - Qasje në shërbimet dhe trajnimet për zhvillimin e biznesit
Aktiviteti 5 - Pajisje të vogla për përmirësim/avansim dixhital

25/08/2022

QENDRA MULTIFUNKSIONALE SH.A. ne baze te LIGJIT Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS hap tender per FURNIZIM ME PELET .
Vlera e parashikuar 47 600,00 euro .
Afati për dorëzimin e ofertave/kërkesës për pjesëmarrje eshte i hapur deri me daten 14.09.2022 !

24/08/2022

Kuvendi komunal Rahovec hap tender per : BARTJEN E NXËNËSVE NË RELACIONET PËR VITIN SHKOLLOR 2022 2023;te ndara ne 8 Lot-e :
- Lot I – BARTJA E NXËNËSVE NË RELACIONIN ZATRIQ – RAHOVEC DHE ANASJELLTAS PËR VITIN SHKOLLOR 2022 2023, Lot II – BARTJA E NXËNËSVE NË RELACIONIN MRASOR – KRAMOVIK DHE ANASJELLTAS PËR VITIN SHKOLLOR 2022 2023, Lot III – BARTJA E NXËNËSVE NË RELACIONIN RAKOVIN – KRAMOVIK DHE ANASJELLTAS PËR VITIN SHKOLLOR 2022 2023, Lot IV – BARTJA E NXËNËSVE NË RELACIONIN KAZNIK – PASTASEL DHE ANASJELLTAS PËR VITIN SHKOLLOR 2022 2023, Lot V – BARTJA E NXËNËSVE NË RELACIONIN HOÇË E MADHE – RAHOVEC DHE ANASJELLTAS PËR VITIN SHKOLLOR 2022 2023, Lot VI – BARTJA E NXËNËSVE NË RELACIONIN GURI I KUQ - KRAMOVIK DHE ANASJELLTAS PËR VITIN SHKOLLOR 2022 2023, Lot VII – BARTJA E NXËNËSVE NË RELACIONIN RETI E POSHTME - PIRANË DHE ANASJELLTAS PËR VITIN SHKOLLOR 2022 2023, Lot VIII – BARTJA E NXËNËSVE NË RELACIONIN VRAJAK, BRATOTIN – RATKOC DHE ANASJELLTAS PËR VITIN SHKOLLOR 2022 2023

24/08/2022

Agjencia Qendrore e Prokurimit hap tenderin- Furnizim me karburante për nevojat e FSK-së(Produkteve të naftës dhe karburanteve) - Ritender me vlere 1 657 142,44 euro !

23/08/2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkurs për 31 pozita të reja, për angazhimin e ekspertëve të çështjeve të caktuara për shërbime konsulentë përmes Marrëveshjeve për shërbime të veçanta (konsulentë individ) për nevojat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të fushës së Trashëgimisë Kulturore.
Profilet e këtyre pozitave janë si vijon:
-LOT 1. Ndërtimtarë e në QRTK Prishtinë
-LOT 2. Etnolog /e apo antropolog e kulturor në QRTK Prishtinë
-LOT 3. Arkitekt në QRTK Prizren
-LOT 4. Ndërtimtarë e në QRTK Prizren
-LOT 14. Ndërtimtarë e në QRTK Gjakovë
- LOT 15. Arkitekt e në QRTK Gjakovë
-LOT 17. Etnolog/ e apo antropolog/ e kulturor në QRTK Gjakovë
-LOT 24. Arkitekt /e në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore
-LOT 25. Etnolog /e apo Antropolog në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore
-LOT 26. Arkeolog /e ose Historian/e në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore
- LOT 27. Inxhinier/ e e elektrikës në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve
-LOT 32. Arkeolog e në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Data e fundit e aplikimit për këto pozita është 20 shtator 2022 deri në ora 14:00 !

15/08/2022

Agjencia Kadastrale e Kosovës per projektin:
Projekti i Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore ben hapjen e tenderit per Furnizimni me hardwer (pajisje për qendrat e të dhënave etj.) dhe licenca standarde .
Qeveria e Kosovës (QK) ka marrë financim nga Banka Botërore për koston e Projektit të Kadastrës së Paluajtshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore (REGIP), dhe synon të aplikojë një pjesë të të ardhurave për pagesat sipas kontratës “Furnizim me harduer (pajisje për qendrat e të dhënave etj.) dhe licencat standarde”
Afati per aplikim eshte i hapur deri me daten 30.08.2022

24/05/2022

Ftesë për Ofertë: Auditimi i pasqyrave financiare
Institucioni Mikro-financiar KEP Trust, i fton kompanite e auditimit, që të ofertojnë për tenderin me titull:“Auditimi i pasqyrave financiare te KEP Trust per vitin afarist 2022”
Numri referent i tenderit: KEP Trust–174/22
KRITERET E PËRGJITHSHME PËR OFERTUESIT
-Çmimi i volitshem (Cmimet duhet te jene ne EURO dhe ne cmim te perfshihen te gjitha taksat e aplikueshme ne vend)
-Info mbi Biznesin, Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit, dhe certifikata e TVSH-se
-Si dhe kërkesat tjera përbrenda dosjes
Kerkesat ne lidhje me dosjen e tenderit, mund t’i adresoni si në vijim:[email protected]
Aplikimi është i hapur deri më datën 27.05.2022

20/05/2022

Thirrje projekte OJQ përkrahin nxënësit me IQ jashtëzakonshme
:Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve të OJQ-ve që përkrahin dhe promovojnë nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti.
Aktivitetet në realizimin e objektivës së thirrjes publike :
Trajnimin e mësimdhënësve, trajnerëve, psikologëve dhe profesionistëve të tjerë për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti;
Aktivitete specifike mësimore dhe jashtmësimore me fëmijë/ nxënës me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti.
Hartimi i materialeve vetëdijesuese për identifikimin e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti.
Ngritja e kapaciteteve të DKA-ve për identifikimin e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti.
Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 170.000.00 €.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, rruga “Agim Ramadani”, nr. 10000, Prishtinë, zyra në katin përdhes nr. 4.

DokuFest është gati që të sjell në jetë idetë tuaja me Grantin e tyre për Kineastë , shpallin aplikimin e hapur për një ...
12/05/2022

DokuFest është gati që të sjell në jetë idetë tuaja me Grantin e tyre për Kineastë , shpallin aplikimin e hapur për një tjetër Grant për Kineastët e Rinj të Kosovës, pas suksesit të stuhishëm të ‘Motrës’ së Albana Nilës, herën e parë.
DokuFest në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Prishtinë për të nisur skemën e granteve që mbështet talentet vendase të kineastëve të rinj për produksion dhe distribuim të filmave vendorë në skenën ndërkombëtare të filmit.
Për detaje dhe kritere ju lutemi vizitoni linkun: https://dokufest.com/en/news/grants-for-filmmakers-i

Thirrje për Kulturë, Rini dhe SportDrejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit, u bën: THIRRJE PUBLIKE ...
09/05/2022

Thirrje për Kulturë, Rini dhe Sport
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit, u bën:
THIRRJE PUBLIKE Për të gjitha Organizatat Jo-Qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe individët që veprojnë në Komunën e Prizrenit, programi i punës i cili është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, dhe që përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për mbështetje financiare:
Në fushën e kulturës:
LOT: 1
U dedikohet organizatave kulturore që veprojnë në Komunën e Prizrenit dhe që operojnë gjatë tërë vitit dhe kanë aktivitete kulturore të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, të cilat kontribuojnë në mënyrë të dëshmuar në zhvillimin kulturor, ekonomik dhe shoqëror, të Komunës së Prizrenit. Organizatat kulturore që posedojnë struktura të qarta qeverisëse, si dhe strategji afatmesme organizative dhe programore.
LOT: II
U dedikohet organizatave kulturore dhe individëve që zhvillojnë dhe organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore dhe festivale me karakter afatshkurtër në nivelin komunal apo rajonal. Aktivitete që kanë për qëllim pasurimin e kalendarit vjetor kulturor të qytetit, aktivitete që kontribuojnë në shumëllojshmërinë artistike dhe aktivitete që begatojnë jetën e komuniteteve në fushën e kulturës.

Në fushën e rinisë:
Synimet specifike:
Mbështetja e aktiviteteve rinore, promovimi i vullnetarizmit, integrimi i grupeve rinore dhe atyre të margjinalizuara, mbështetja e ideve-projekteve si dhe promovimi i talentëve;
Edukimi jo formal: Trajnime, Punëtori, Debate, Hulumtime, për të rinjtë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në nxitjen e aktiviteteve rinore dhe luftimin e dukurive negative tek të rinjtë;
Mbështetja për përfshirjen sociale dhe organizimi i ngjarjeve promovuese dhe rekreative;
Mbështetja e aktiviteteve rinore të personave me nevoja të veçanta.

Në fushën e sportit:
Lot I
U dedikohet subjekteve apo klubeve të Komunës së Prizrenit, që operojnë gjatë gjithë vitit dhe që posedojnë struktura të qarta udhëheqëse si dhe strategji organizative dhe programore.
Të kenë në gjirin e tyre ekipin e seniorëve, të femrave, juniorëve, kadetëve dhe pionierëve;
Të kenë në gjirin e tyre së paku 4 trajner të licencuar nga Federata gjegjëse;
Të kenë traditë të gjatë të veprimtarisë, për çdo dhjetë vjet traditë 5 pikë;
Të kenë në gjirin e tyre së paku 200 sportistë të regjistruar pranë federatës gjegjëse;
Të sjellin dëshmi për rezultatet e tyre në 10 vitet e fundit;

NJOFTIM RRETH NDRYSHIMEVE TË KUSHTEVE NGA OPERATORËT KABLLORË.Qytetarëve u ndalohet me rregullore shkëputja e kontratave...
05/05/2022

NJOFTIM RRETH NDRYSHIMEVE TË KUSHTEVE NGA OPERATORËT KABLLORË.
Qytetarëve u ndalohet me rregullore shkëputja e kontratave me operatorët kabllorë. Një Rregullore e Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) po iu jep të drejtë operatorëve kabllorë, në çështjen e pamundësisë së shkëputjes së kontratave me konsumatorët para kohe. Sipas Rregullores në të cilën po thirren këta operatorë, konsumatorët mund të shkëpusin kontratat me operatorët vetëm pas nëntë (9) muajve të parë prej datës kur është nënshkruar kontrata mes palëve, dhe kurrsesi para kësaj periudhe.
Ndërkaq, në rastet kur kontrata kërkohet të shkëputet para 9 muajve të parë, atëherë në bazë të rregullores së ARKEP-it, operatorët kabllor gëzojnë të drejtën e kërkimit të kompensimit të dëmit për shkëputjen e parakohshme të kontratës.Mirëpo, edhe ky ndëshkim apo kompensim i dëmit nuk mundet kurrsesi të tejkalojë tarifën e parapagimit mujor për periudhën prej nëntë (9) muajve pas hyrjes në fuqi të kontratës, me përjashtim të rasteve kur përdoruesit fundor i ofrohen pajisje fundore, atëherë zbatohen dispozitat e nenit 9 të Rregullores.
Në ndërkohë, konsumatorët e secilit rrjet të shërbimeve kabllore kanë të drejtën e plotë t’i shkëpusin kontratat me ta pa u ndëshkuar, nëse operatori e paralajmëron paraprakisht klientin rreth modifikimit të kushteve të kontratës jo më vonë se 30 ditë pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve. E në rast të mospajtimit me ndryshimin e kushteve nga operatori, parapaguesi pra, konsumatori, ka të drejtë që pa asnjë pasojë ta shkëpusë kontratën në fjalë, edhe pse është para kohe.

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AIS accountant posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share