16/04/2024
NJOFTIM
MINT, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet
mikro, të vogla dhe të mesme se është shtyrë afati për thirrjet publike të shpallura me datë 27.03.2024 për shkak të pamundësisë së aplikimit në javën e parë të hapjes së këtyre thirrjeve:
- Thirrja publike për subvencionim të NVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese,
- Thirrja publike për përkrahjen financiare të NVM-ve për certifikim të produkteve dhe,
- Thirrja publike për subvencionim me mjete financiare për Iniciativën për Fuqizim Digjital (IFD)
Aplikimi mbetet i hapur deri më datë 26.04.2024.
THIRRJE PËR GRANT
(Biznes ekzistues)
Përkrahja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese sipas sektorëve:
- Përpunimi i produkteve ushqimore
- Prodhim/përpunim i pijeve
- Prodhim/përpunim i tekstilit, veshjes dhe lëkurës
- Prodhim/përpunim i drurit dhe mobileve
- Prodhim/përpunim i produkteve të gomës dhe plastikes
- Prodhim/përpunim i produkteve minerale jo metalike
- Prodhim/përpunim i metaleve dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike.
Grantet do të ndahen përmes tre kategorive si në vijim:
• Lot 1 – Ndërmarrjet mikro, të punësuar deri në 9 punëtorë mund të përfitojnë në vlerë maksimale deri në 20,000€; participim jo më pak se 30%,
• Lot 2 – Ndërmarrjet e vogla, të punësuar 10 deri 49 punëtorë mund të përfitojnë në vlerë maksimale deri në 35,000€; participim jo më pak se 40%,
• Lot 3 – Ndërmarrjet e mesme, të punësuar 50 deri 249 punëtorë mund të përfitojnë në vlerë maksimale deri në 50,000€; participim jo më pak se 50%,
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit dhe dokumenteve përcjellëse: është deri më datë 19.04.2024.
Lidhur me informata shtesë dhe konsulencë profesionale mund të na kontaktoni përmes 045 464 097 dhe TREE Consulting ([email protected])