14/01/2024
? 👇👇
ka lindur në vitin 1988 në Prizren/Kosovë, dhe është nëna e një vajze të quajtur Besila.
Interesi për lëndët që kanë të bëjnë me fushën e Agrobizneseve e shtyu atë që si temë studimi për punim Diplome të studimeve bazike të merrte temën: “PRODHIMI I LULEVE SEZONALE DHE NDIKIMI I TYRE NË ARKITEKTUREN E MJEDISIT NË REGJIONIN E PRIZRENIT” ku u vlerësua me notën maksimale.
Në vitin 2018 mori titullin: Master i Arteve në Administrim Biznesi. Pas përfundimit të suksesshëm të të gjitha provimeve të parapara me statut të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, ku si temë të Diplomës për Master ka përzgjedhur që të studiojë “RËNDËSINË E MARKETINGUT NË FUSHËN E FLORIKULTURËS” po ashtu u vlerësua me notë maksimale, duke e bërë të njohur si studiuesja e parë e diplomuar me master në degën e florikulturës në Kosovë.
Krahas studimeve ajo ka ndjekur dhe një mori trajnimesh e seminare të ndryshme si në fushën e ekonomisë, agronomisë, bujqësisë ashtu dhe në fusha tjera si p.sh. Dizajn, Fotografe ku dhe që nga viti 2013 ka marrë titullin “Fotografe Profesionale” e cila u zgjodh të jetë një nga fotografët profesionistë në Arkivën e fotografëve të Komunës së Prizrenit.
Ajo po ashtu ka dhe një përvojë pune jashtëzakonisht të madhe në biznese prodhuese e veçanërisht në fushën e florikulturës ku që nga viti 2013 njihet si një profesioniste e zonja edhe në dizajnimin dhe dekorimin me lule.
Ka disa publikime të njohura e disa nga ta janë:
IMPACT OF ORNAMENTAL PLANTS IN THE ARCHITECTURE OF GREEN URBAN ENVIRONMENTS IN KOSOVO,10.31407/Ijees9419,në International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), 2019/10/30 Tiranë
THE IMPACT OF MARKETING ON ORNAMENTAL PLANT PRODUCTION BUSINESSES IN KOSOVO,10.31407/Ijees9418 në International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), 2019/10/30, Tiranë
THE IMPORTANCE OF TECHNOLOGY IN WALNUT CULTIVATION- 1ST Internatiolal multisciplinary geosciences conference(IMGC2019) Mitrovicë.
Në vitin 2019 themeloi kompaninë "Besila Shpk" e cila merret me të gjitha aktivitetet e Florikulturës.
Përveç menaxhimit të biznesit të saj, ajo është e njohur si një Agronome dhe këshilltare e suksesshme në kuadër të bujqësisë në vendin e saj, ku është çertifikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe ka përfaqesuar disa kompani në Kosovë, poashtu për shkrime dhe artikuj të ndryshëm në kuadër të bujqësisë në revista të ndryshme, si dhe ka një përvojë të mirë në përgaditjen e projekteve dhe implementimin e tyre deri në finale.
Në vitin 2022 si përfaqësuese e vetme nga Kosova mori pjesë në një Konferencë Ndërkombëtare ku morën pjesë 14 shtete, dhe u vlersua me pikët maksimale duke e zënë vendin e parë si: Biznismenja më e suksesshme gjatë Pandemisë, duke i lënë pasë edhe shumë shtete tjera.
Ajo gjithashtu për vitin 2024 ka në planin e saj botimin e një libri rreth njohurive për Kultivimin, tregun dhe marketingu të luleve.
Pas gjithë suksesit të arritur, Besnikja nuk e harroj rrugën e saj dhe dëshirën për të ndihmuar të tjerët.
Dashuria dhe pasioni i saj për bashkëpunim e vullnetarizëm, e shtyu atë që në vitin 2022 ajo të themeloj një organizatë jo-qeveritare të quajtur "Green Leaders Besila", që promovon ndërgjegjësimin për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, zhvillimin ekonomik, ngritjen e kapaciteteve tek të rinjët, gratë, persona me aftësi të kufizuara, farmerët, si dhe bizneset në fusha të ndryshme duke organizuar trajnime, panaire dhe aktivitete për t’i ndihmuar dhe promovuar ata.
Organizata deri më sot numëron gjithsej 88 anëtar, disa anëtarësime si: Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, Women ALB World(Gratë shqiptare në botë), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe partneritet me disa OJQ dhe Shkolla në Kosovë.
ka një këshillë të fortë për të gjitha gratë që dëshirojnë të fillojnë një biznes.
Ajo thotë: "Për të arritur majat e suksesit, duhet të jeni vetvetja dhe të punoni shumë. Lëreni anash paragjykimet dhe ndjekni ëndrrat tuaja. Nuk ka sukses nëse nuk guxoni!"
🗣️
💼
🏅
🥇