Financial Partners Tax & Co

Financial Partners Tax & Co Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Financial Partners Tax & Co, Business consultant, Rr. Tirana, 5, Prizren.

Regjistrimi i Bizneseve
Mbajtja e Librave te Kontabilitetit
Hartimi i Deklarimeve Tatimore
Hartimi i Pasqyrave Financiare
Konsulence Financiare dhe Fiskale
Analiza e Pasqyrave Financiare
Vleresimi i Biznesit dhe Parashikime Financiare

📢 Njoftim i rëndësishëmNga 1 Qershor 2026, pagesat CASH mbi 2,000€ nuk lejohen.
03/06/2026

📢 Njoftim i rëndësishëm

Nga 1 Qershor 2026, pagesat CASH mbi 2,000€ nuk lejohen.

𝐃𝐢𝐬𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐫ë𝐧𝐝ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë – 𝟐𝟎𝟐𝟔🔹 Bizneset me qarkullim mbi €30,000 vazh...
29/05/2026

𝐃𝐢𝐬𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐫ë𝐧𝐝ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë – 𝟐𝟎𝟐𝟔

🔹 Bizneset me qarkullim mbi €30,000 vazhdojnë të kenë obligim për regjistrim në TVSH.

🔹 Deklarimet mujore të TVSH-së duhet të dorëzohen deri më datën 20 të muajit pasues.

🔹 Pagesat e pagave dhe kontributeve duhet të deklarohen me kohë për të shmangur gjobat dhe interesin.

🔹 Administrata Tatimore po rrit fokusin tek:
• aktivitetet online
• pagesat pa deklarim
• punëtorët pa kontrata
• mospërputhjet në qarkullim bankar dhe fiskal

🔹 Ruajtja e faturave dhe dokumentacionit financiar mbetet obligative për bizneset.

🔹 Bizneset që punojnë me para të gatshme duhet të kenë kujdes me deklarimin korrekt të qarkullimit ditor.

🔹 Gjithnjë e më shumë procese po kalojnë në formë digjitale përmes platformave shtetërore dhe ATK-së.

📊 Menaxhimi i saktë financiar nuk ndihmon vetëm për obligimet ligjore, por edhe për planifikim më të mirë të biznesit.

📢 NJOFTIM PËR TË PUNËSUARIT E SEKTORIT PRIVATJu njoftojmë se është hapur aplikimi për subvencionim prej 100€ përmes plat...
28/05/2026

📢 NJOFTIM PËR TË PUNËSUARIT E SEKTORIT PRIVAT

Ju njoftojmë se është hapur aplikimi për subvencionim prej 100€ përmes platformës së ATK-së.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online në linkun më poshtë:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

⚠️ Sigurohuni që të dhënat personale dhe llogaria bankare të jenë të sakta gjatë aplikimit.

Për asistencë rreth aplikimit dhe këshillim profesional, ekipi i Financial Partners mbetet në dispozicionin tuaj.

Përmes kësaj mase të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që kanë ...

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ju përcjellim urimet më të sinqerta për paqe, zhvillim dhe prosperitet...
17/02/2026

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ju përcjellim urimet më të sinqerta për paqe, zhvillim dhe prosperitet të qëndrueshëm.

Financial Partners Tax & Co. LLC mbetet e përkushtuar të mbështesë bizneset vendore me profesionalizëm dhe integritet në rrugën e tyre drejt rritjes dhe suksesit.

Urime Dita e Pavarësisë. 🇽🇰

🚨 Biznese ONLINE – Kujdes! ATK po rrit monitorimin gjatë këtij vitiNëse shet online, ofron shërbime digjitale apo operon...
10/02/2026

🚨 Biznese ONLINE – Kujdes! ATK po rrit monitorimin gjatë këtij viti

Nëse shet online, ofron shërbime digjitale apo operon në rrjete sociale — ky njoftim është për TY 👇

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se ekonomia online/digjitale do të jetë nën monitorim të veçantë, duke përdorur metoda të avancuara sipas standardeve ndërkombëtare.

🎯 Qëllimi?
✅ Përputhshmëri tatimore
✅ Konkurrencë e drejtë për të gjitha bizneset online

⚠️ Mosrespektimi i obligimeve tatimore mund të sjellë veprime administrative dhe ligjore.

💼 Mos e lë biznesin tënd në rrezik!
Ne të ndihmojmë me:
✔️ regjistrime & deklarime tatimore
✔️ këshillim për sh*tje online
✔️ organizim financiar & kontabël

📩 Na shkruaj në inbox për konsultë — sigurohu që biznesi yt online të jetë 100% në rregull!

04/02/2026
📢 A je duke ushtruar aktivitet ekonomik dhe ende nuk je i regjistruar?ATK ka paralajmëruar inspektime të shtuara në terr...
03/02/2026

📢 A je duke ushtruar aktivitet ekonomik dhe ende nuk je i regjistruar?

ATK ka paralajmëruar inspektime të shtuara në terren. Regjistrimi vullnetar të ndihmon të shmangësh gjoba dhe pasoja ligjore.

📊 Ne si kompani kontabiliteti ju ofrojmë:
✔️ Regjistrim biznesi në ARBK
✔️ Pajisje me Numër Fiskal
✔️ Këshillim tatimor
✔️ Kontabilitet dhe përditësim të të dhënave në ATK

📌 Vepro sot – mos prit inspektimin!
📞 📩 Na kontakto për asistencë profesionale

- NJOFTIM PËR QYTETARËT DHE BIZNESET -Ju informojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen ...
15/01/2026

- NJOFTIM PËR QYTETARËT DHE BIZNESET -

Ju informojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, i cili prek drejtpërdrejt punëtorët dhe subjektet afariste në vend.

🔹 Nga 1 janari 2026
• Paga minimale: 2.50 € për orë
• 425 € bruto në muaj për orar të plotë

🔹 Nga 1 korriku 2026
• Paga minimale: 3.00 € për orë
• 500 € bruto në muaj për orar të plotë

📌 Bizneset obligohen që nga këto data të zbatojnë pagën minimale sipas vendimit në fuqi, ndërsa institucionet përgjegjëse do të monitorojnë zbatimin e tij.

Ky vendim synon mbrojtjen e punëtorëve, stabilitetin social dhe krijimin e kushteve më të drejta në tregun e punës.

Gëzuar Festat e Fundvitit!Ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë vitit. Ju urojmë shëndet, mbarësi d...
31/12/2025

Gëzuar Festat e Fundvitit!
Ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë vitit. Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese të reja në vitin që vjen.
Le të jetë viti i ri plot stabilitet financiar, rritje dhe arritje të sigurta! 📊🎉

Financial Partners Tax & Co.

Address

Rr. Tirana, 5
Prizren
20000

Telephone

+38349462560

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Financial Partners Tax & Co posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Financial Partners Tax & Co:

Share