Shoqata Afariste Rahovec

Shoqata Afariste Rahovec Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Afariste Rahovec, Business Center, Rahovec.

📌 FORUMI EKONOMIK – RAHOVECI 2026Më 4 gusht 2026, Shoqata e Afaristëve të Rahovecit mori pjesë në sesionin e dytë të For...
05/08/2026

📌 FORUMI EKONOMIK – RAHOVECI 2026

Më 4 gusht 2026, Shoqata e Afaristëve të Rahovecit mori pjesë në sesionin e dytë të Forumit Ekonomik “Rahoveci 2026”, me temën:

“Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet bizneseve vendore dhe diasporës”

Forumi u organizua nga FARDI – Forumi Anadrini, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, Shoqatën e Afaristëve të Rahovecit, Forumin Anadrini – Dega në Kosovë dhe Forumin Anadrini – Dega në Bavari.

Ky organizim mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të institucioneve, bizneseve vendore dhe mërgatës, për të diskutuar mundësitë konkrete të investimeve, krijimin e partneriteteve ekonomike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Rahovecit dhe diasporës.

Punimet e sesionit të dytë u moderuan nga z. Hashim Rexhepi, ndërsa pjesë e panelit ishin:

▪️ Smajl Latifi – Kryetar i Komunës së Rahovecit
▪️ Ibrahim Kastrati – përfaqësues i bizneseve vendore dhe i Forumit Anadrini – Kosovë
▪️ Ali Hoxha – përfaqësues i Shoqatës së Afaristëve të Rahovecit
▪️ Labinot Shulina – përfaqësues i Shoqatës së Verëtarëve
▪️ Malush Malsori – përfaqësues i mërgatës dhe i Forumit Anadrini – Bavari

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e krijimit të politikave që nxisin investimet, mbështesin bizneset dhe ndikojnë në zhvillimin ekonomik të komunës.

Gjithashtu, u prezantua iniciativa për themelimin e Drejtorisë për Investime dhe Mërgatë, e cila do të kishte për qëllim koordinimin, promovimin dhe lehtësimin e investimeve në komunën e Rahovecit.

Në përfundim të forumit u nënshkrua deklarata e përbashkët, ndërsa Shoqata e Afaristëve të Rahovecit u nderua me certifikatë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin dhe realizimin e këtij forumi.

Rahoveci vazhdon të ndërtojë ura të qëndrueshme bashkëpunimi me mërgatën, në funksion të investimeve, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset vendore.

Falënderojmë FARDI – Forumin Anadrini dhe të gjithë partnerët e përfshirë për organizimin dhe bashkëpunimin!

Më 22 korrik 2026, në ambientet e Shoqatës u mbajt takimi i radhës me anëtarët e Bordit, ku u diskutuan aktivitetet dhe ...
23/07/2026

Më 22 korrik 2026, në ambientet e Shoqatës u mbajt takimi i radhës me anëtarët e Bordit, ku u diskutuan aktivitetet dhe çështjet me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Komunës së Rahovecit.

Kryetari i Shoqatës, z. Mustafë Korenica, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe i njoftoi për organizimin e FARD FEST, i cili do të mbahet më 2 dhe 3 gusht 2026 në Gradishtë – Xërxë.

Gjithashtu, u prezantuan përgatitjet për Forumin Ekonomik – Rahoveci 2026, që do të mbahet më 4 gusht 2026. Ky forum synon forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve lokale dhe bizneseve të diasporës nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit. Të pranishmit u njoftuan se diskutimi publik është mbajtur më 16 korrik 2026, ndërsa afati për dorëzimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve është deri më 16 gusht 2026.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e këtij dokumenti strategjik, mundësitë që ai ofron për zhvillimin e komunës, si dhe nevoja që komentet dhe sugjerimet të paraqiten brenda afatit ligjor.

I pranishëm në takim ishte edhe eksperti i kësaj fushe, z. Suad Qmega, i cili prezantoi Hartën Zonale dhe dha sqarime profesionale për anëtarët e Bordit.

Urime festa e Kurban Bajramit! Paqe, mirësi dhe begati për çdo familje dhe biznes. ✨
27/05/2026

Urime festa e Kurban Bajramit! Paqe, mirësi dhe begati për çdo familje dhe biznes. ✨

Vizitë në kompaninë CENBAZAGROUP ShpkNë kuadër të angazhimeve të Shoqatës Afariste të Rahovecit, realizova një vizitë në...
27/03/2026

Vizitë në kompaninë CENBAZAGROUP Shpk

Në kuadër të angazhimeve të Shoqatës Afariste të Rahovecit, realizova një vizitë në kompaninë CENBAZAGROUP Shpk, me seli në Rahovec – një shembull i përkushtimit dhe suksesit në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve.

CENBAZAGROUP Shpk përfaqëson një histori suksesi të ndërtuar mbi punën, profesionalizmin dhe traditën ndër vite. Produktet e saj kanë arritur të depërtojnë jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë ndërkombëtar, falë angazhimit serioz dhe menaxhimit nga z. Gazmend Cenbaza dhe z. Shkëlzen Cenbaza.

Gjatë vizitës, u zhvillua një diskutim i hapur mbi sfidat aktuale të sektorit prodhues, arritjet e deritanishme, si dhe nevojat dhe kërkesat ndaj institucioneve përkatëse, me fokus në mbështetjen e investimeve të reja dhe zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë.

Si Shoqatë Afariste e Rahovecit, shprehim mirënjohje për pritjen dhe bashkëpunimin e treguar, duke vlerësuar kontributin e tyre si pjesë e rëndësishme e komunitetit afarist dhe duke u uruar suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre profesional.

Kryetari i Shoqatës, Mustafë Korenica, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit, realizuan një takim zyrtar me Drejtorin...
26/03/2026

Kryetari i Shoqatës, Mustafë Korenica, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit, realizuan një takim zyrtar me Drejtorin për Rini, Sport dhe Kulturë, z. Atdhe Rama.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe angazhimi të përbashkët, ku u diskutuan tema kyçe që lidhen me zhvillimin e sportit, avancimin e aktiviteteve kulturore dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturo-historike në Komunën e Rahovecit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e rolit institucional në mbështetje të iniciativave që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e sektorit të bizneseve.

Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë, me fokus në realizimin e projekteve konkrete që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm lokal.

Në përfundim, Drejtorit iu uruan suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin në një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe produktiv në të mirë të komunitetit.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Shoqata Afariste ju uron shëndet, paqe dhe mirëqenie për ju dhe familjet tuaja.Uro...
20/03/2026

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Shoqata Afariste ju uron shëndet, paqe dhe mirëqenie për ju dhe familjet tuaja.

Urojmë që kjo festë të sjellë bashkëpunim të mëtejshëm dhe suksese të përbashkëta.

Kryetari i Shoqatës së Afaristëve, z. Mustafë Korenica, së bashku me nënkryetarin z. Nevzat Haxhijaha dhe menaxherin, zh...
05/03/2026

Kryetari i Shoqatës së Afaristëve, z. Mustafë Korenica, së bashku me nënkryetarin z. Nevzat Haxhijaha dhe menaxherin, zhvilluan një takim me Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Rahovec, z. Behar Thaçi, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema me rëndësi për zhvillimin e bujqësisë si një nga sektorët kryesorë ekonomikë të Komunës së Rahovecit dhe të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Drejtorit iu uru suksese në detyrën e re, ndërsa u theksua edhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Bujqësi dhe Shoqatës së Afaristëve, në funksion të zhvillimit të komunitetit të bizneseve.

Kryetari i Shoqatës, Mustafë Korenica, së bashku me menaxherin, zhvilluan një takim me Nënkryetarin e Komunës së Rahovec...
04/03/2026

Kryetari i Shoqatës, Mustafë Korenica, së bashku me menaxherin, zhvilluan një takim me Nënkryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Betim Zllanoga.

Gjatë këtij takimi u trajtuan disa tema me rëndësi të veçantë në interes të zhvillimit ekonomik të Komunës së Rahovecit dhe të Republikës së Kosovës.

Falënderojmë Nënkryetarin për përkushtimin dhe angazhimin e tij në mbështetje të Shoqatës dhe bizneseve në përgjithësi.

Shoqata Afariste Rahovec uron të gjithë qytetarët për 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës.Së bashku për një Koso...
17/02/2026

Shoqata Afariste Rahovec uron të gjithë qytetarët për 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Së bashku për një Kosovë të fortë dhe me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Shoqata Afariste Rahovec shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj të sinqertë për Deputetin Kanadez, tashmë edhe dhëndr...
16/02/2026

Shoqata Afariste Rahovec shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj të sinqertë për Deputetin Kanadez, tashmë edhe dhëndrin e Rahovecit, Kyle Seeback, për përkrahjen dhe mbështetjen e tij ndaj komunitetit tonë afarist.

Mbështetja e tij është një vlerësim i madh për punën dhe angazhimin e bizneseve në Rahovec, si dhe një urë lidhëse mes komunitetit tonë dhe miqve tanë ndërkombëtarë.

Shoqata Afariste Rahovec mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar partneritete që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e afarizmit lokal.

Address

Rahovec
21010

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Afariste Rahovec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share