ACE Advisors LLC

ACE Advisors LLC Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from ACE Advisors LLC, Financial Consultant, Brigada 123, Suharekë.

📣Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publikAplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:https://apps...
28/05/2026

📣
Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:

https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.

Kush mund të aplikojë:
- Punëtorët në sektorin privat;
- Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);
- Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:
- Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
- Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).

Përmes kësaj mase të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që kanë ...

📣NJOFTIM PËR BIZNESET DHE PUNËTORËT E SEKTORIT PRIVATQeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin në kuadër të P...
26/05/2026

📣NJOFTIM PËR BIZNESET DHE PUNËTORËT E SEKTORIT PRIVAT

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, i cili parasheh mbështetje të njëhershme prej 100€ për punëtorët e sektorit privat me të ardhura mujore nën 1,000€.

Sipas vendimit:
-Përfitues janë punëtorët e deklaruar në sektorin privat;
-Mbështetja është e njëhershme;
-Përfitimi do të bëhet sipas kritereve dhe procedurave që do të publikohen nga institucionet përkatëse.

Rekomandohet që bizneset të:
• verifikojnë deklarimet e punëtorëve në ATK;
• sigurohen që pagat dhe të dhënat tatimore janë të përditësuara;
• përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

📣
16/05/2026

📣

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUES

Duke filluar nga data 15.05.2026, fiskalizimi i bllokave tatimorë realizohet VETËM në mënyrë elektronike, përmes Sistemit EDI.

Ky shërbim vlen nëse:
- Nuk dispononi Pajisje Elektronike Fiskale (PEF/SF)
- Keni ndërprerje të përkohshme të pajisjes fiskale
- Jeni në periudhën kalimtare deri në instalimin e SEF-it

Si funksionon?

Kyçuni në EDI → "Shërbimet" → "Kodi Unik i Bllokut Tatimor" → plotësoni formularin.

Kujdes: Kuponi tatimor pa elementet e kërkuara nuk pranohet nga ATK dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese.

Lexo njoftimin e plotë: 🔗 https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-fiskalizimi-i-bllokave-tatimore-vetem-ne-menyre-elektronike/

Shkarko Udhëzuesin Nr. 02/2026: 🔗https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2026/05/Udhezues-Nr.02-2026-per-procedurat-dhe-formen-e-fiskalizimit-te-bllokave-tatimore.pdf

Kontribuo për mirëqenien e përbashkët kërko Kuponin Fiskal!

📣
24/04/2026

📣

11/02/2026

📢 Njoftim për tatimpaguesit me borxh tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton se përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore sjell përfitime konkrete.

Nëse veproni me kohë, mund të aplikoni për pagesë me këste dhe të përfitoni:

✔ 70% zbritje të gjobave me pagesë të njëhershme
✔ 50% zbritje të gjobave me marrëveshje me këste

Mosveprimi mund të çojë në transferimin e rastit në masa të sforcuara të mbledhjes, përfshirë procedura ligjore. Në këtë fazë, për lidhjen e marrëveshjes kërkohet pagesë minimale prej 40% e borxhit tatimor.

Veproni me kohë për të shmangur pasoja dhe për të përfituar lehtësimet e ofruara.

🔗 Më shumë informata:
https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpaguesit-borxhlinj-mos-prisni-perfitoni-lehtesime-para-se-borxhi-te-shkoje-ne-procedura/

Të nderuar,Ju njoftojmë se, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2026, paga minimale b...
15/01/2026

Të nderuar,

Ju njoftojmë se, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2026, paga minimale bruto është rritur në 425 € (katërqind e njëzet e pesë euro) me efekt nga 1 janari 2026.

Ky ndryshim është vendosur me Vendimin e Qeverisë së datës 31 tetor 2025, i cili është botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe është zyrtar për zbatim.

11/02/2025

Regjistroni veprimtaritë ekonomike dhe deklaroni të punësuarit tuaj

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Unik Identifikues / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre. Po ashtu, ATK-ja ua rikujton të gjithë personave që zhvillimin e veprimtarisë ekonomike ta kenë në harmoni me Kodin e Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2, si dhe të kenë të hapura llogaritë përkatëse tatimore.

Disa nga tatimpaguesit me veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK-ja u bënë thirrje që të regjistrohen apo përditësojnë të dhënat e tyre sa më parë dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Gjithashtu, ATK-ja ju njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen pikërisht te këto veprimtari, prandaj ju inkurajon që t'i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në mënyrë që të mos bëheni subjekt i ndëshkimeve të përcaktuara me Ligj.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Regjistrohu, Deklaro dhe Paguaj Tatimet!

Administrata Tatimore e Kosovës

⏰
04/01/2025

Regjistro mallrat në stoqe!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë duhet të jetë i gatshëm më së largu deri më datë 10 janar të vitit 2025.

Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.

Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës.

Shënimet e regjistrimit të mallrave, përfshijnë treguesit vijues sipas tabelës.

Regjistrimi i mallrave duhet të mbahet me çmimin e kostos.

Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat në stoqe, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës

🎉
31/12/2024

🎉

Address

Brigada 123
Suharekë
23000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349432457

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ACE Advisors LLC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ACE Advisors LLC:

Shortcuts

Share