Sherbime te Kontabilitetit "Account Service"

Sherbime te Kontabilitetit "Account Service" Kryejme te gjitha sherbimet per kontabilitet,keshilla biznesi ,analiza biznesi,plane biznesi etj.Gji Magjistër i Ekonomis-Financa kontabilitete dhe Revizion.

10/02/2025
04/01/2025

Regjistro mallrat në stoqe!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë duhet të jetë i gatshëm më së largu deri më datë 10 janar të vitit 2025.

Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.

Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës.

Shënimet e regjistrimit të mallrave, përfshijnë treguesit vijues sipas tabelës.

Regjistrimi i mallrave duhet të mbahet me çmimin e kostos.

Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat në stoqe, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës

26/10/2022
02/09/2022

Pajisu me PEF/SF dhe lësho Kuponë Fiskal!

🟨Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale (PEF), gjegjësisht Sistem Fiskal dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

🔎Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te tatimpaguesit, të cilët:

✅Kërkohet të fiskalizohen, por nuk janë të pajisur me PEF/SF;
✅Janë të pajisur me PEF/SF, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal;
✅Lëshojnë kuponë jo-fiskal dhe përdorin pajisje jo-fiskale.

🟨Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj. nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

🟨ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesave ligjore, në të kundërtën do të aplikohen ndëshkimet administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

🟨Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

🟨Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!

02/05/2020

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë, që nga sot të gjitha veprimtaritë ekonomike të lejuara në fazën l mund të shkarkojnë çertifikatën e punësimit për punonjësit e tyre përmes Administratës Tatimore tek shërbimi E-Deklarimi.
Faza l fillon të hënën, më 04 maj 2020.

02/05/2020

NACE-16.04.2020 SHPJEGIM Në listën më poshtë mund të gjeni të renditura të gjitha veprimtarië ekonomike, sipas kodeve NACE, rev. 2. Nese një firmë/shoqëri e ka të regjistruar për veprimtari PRIMARE, apo SEKONDARE njërin nga këto kode, atëherë, sipas Urdhëresës së MSh, të dt. 14....

27/04/2020

𝗠𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶 𝗕𝗶𝘀𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗺𝗲𝗿𝗿 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗷ë 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗻ë 𝗳𝗮𝘃𝗼𝗿 𝘁ë 𝗯𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗲𝘃𝗲

Prishtinë – 27 prill 2020
Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID 19, ka marr vendim që të zgjatet deri më 30 Qershor 2020 afati për pagesën e tatimeve si në vijim:

▶️ Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individuale (IL);

▶️ Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale ( IS);

▶️ Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për Korporatat e Mëdha (QL); dhe

▶️ Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për Korporatat e Vogla.

Pavarësisht pikës 1 të këtij Vendimi, afati për deklarimin e tatimeve sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet deri me datën 30 prill 2020 dhe bëhet në pajtim me legjislacionin tatimor në fuqi. Ky Vendim do të zbatohet për të gjithë tatimpaguesit të cilët në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë për këto lloje tatimesh.

Tatimpaguesit të cilët janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë, munden që të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, dhe bazuar në dëshmitë e prezantuara, Administrata Tatimore e Kosovës mund të mundësojë formën e tillë të pagesës për këto lloje të tatimit duke i rezervuar vetes të drejtën që pas përfundimit të masave në fuqi edhe të bëjë verifikimin e secilit rast.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve afati për deklarim dhe pagesë përfundon me datën 30 prill 2020 sipas Vendimit Nr. 26/2020 të datës 19.03.2020, të Ministrit të Financave dhe Transfereve.

07/02/2020

Llogaria BI GJilan
Adresa: Rr. "Adem JasharI" Afër Postes së madh , ndertesa , hyrja e II -tëkati I-rë e II .

Është zyre e kontabilitetit dhe finacave, kryen këto sherbime:

1. Certifikimin e pasqyrave finaciare;
2. Rishikimin e pasqyrave finaciare;
3. Përpilimin e pasqyrave finaciare;
4. Udhëheqjen e kontabilitetit konform ligjeve në fuqi;
5. Konsulenca të ndryshme rreth biznesit dhe për biznesin;
6. P5rpilim të plan bizneseve dhe strategjive për biznes.

Ju mirëpret stafi :

1. Hajrush Beqiri - Auditor i Certifikuar;
2. Burim Ostergllava - Kontabilist

24/02/2019

Pasqyrat financiare qe duhet te dorzohen;
1.Pasqyra e të ardhurave.
2.Pasqyra e bilancit të gjendjes.
3.Pasqyra e rrjedhjes së cash-it(cash flow)
4.Pasqyra e ndryshimit në ekuitet.

Address

Pozheran
Vitina
61060

Telephone

+38344619325

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sherbime te Kontabilitetit "Account Service" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Sherbime te Kontabilitetit "Account Service":

Share