10/10/2023
Regjistrimet për Lotarinë Amerikane DV-2025
Regjistrimet fillojnë më datë 4 Tetor 2023, ora 18:00 e Shqipërisë (ora 12:00pm në Amerikë) dhe mbyllet me dt 7 Nëntor 2023 ora 18:00 e Shqipërisë. Regjistrimet kryhen online këtu: http://dvprogram.state.gov. (Ky është i vetmi link nga mund të aplikohet, pavarësisht nëse jetoni në Shqipëri, Kosovë, apo çdo shtet tjetër të botës). Bëni gati fotografi të re (jo atë që përdorët në aplikimet e viteve të shkuara). Aplikoni vetëm 1 herë, e vendosni statusin civil që keni në atë ditë që po aplikoni. Përfshini të gjithë fëmijët deri 21 vjeç në ditën që po aplikoni dhe bashkëshortin, nëse statusi juaj civil është “i/e martuar” në ditën që aplikoni. Të përzgjedhurit do të shpallen më datë 4 Maj 2024, e mund të kontrolloni statusin po te linku me lart.
Do ua rekomandoja edhe atyre që janë në pritje të bashkimit familjar (F1, F2B, F3, F4, madje edhe F2A, etj.) që të aplikojnë për lotarinë, pasi buletini i vizave është pothuaj vendnumëro. Gjithashtu, edhe ata që kanë fituar lotarine vjet (DV-2024) kanë të drejtë të aplikojnë, e sidomos numrat e mëdhenj, të cilët nuk dihet nëse do të marrin datë interviste.
Video se si të aplikoni për lotarinë, të cilën e kam përgatitur kur punoja në Konsullatë dhe vazhdon të jetë e vlefshme: https://www.youtube.com/watch?v=6RWnWlvR3yM
Disa intervista të dhëna ndër vite për lotarinë:
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1195782751345319
https://youtu.be/tGX3pf0VkQQ?si=1Sp9ngt0rVwgGxbs
https://www.youtube.com/watch?v=VOXLDkxMgVc
https://www.youtube.com/watch?v=hWqg1lWjXA8
https://www.youtube.com/watch?v=HzuDnqmXojg
https://www.youtube.com/watch?v=9nZbFmeCG2A
https://www.youtube.com/watch?v=XF0LOxcsVhs
https://www.youtube.com/watch?v=f1WOPFDVhyE
https://www.youtube.com/watch?v=KWed_S_NuIw
https://www.youtube.com/watch?v=IXR-yVur_ho
https://www.youtube.com/watch?v=gcrriPbSElc
https://www.youtube.com/watch?v=EQ1km9z7XSs
https://www.youtube.com/watch?v=xvAmXb9MU2A
https://www.youtube.com/watch?v=z4kbCSZ_nW0
Kush mund të aplikojë për Lotarinë Amerikane?
Çdokush që ka shkollën e mesme me kohë të plotë, apo që do ta mbarojë atë deri në gusht-shtator 2025, apo edhe ata që shkollën e mesme e kanë me korrespondencë por kanë arsimin e lartë apo do e mbarojnë deri në korrik- gusht 2024, kanë të drejtë të aplikojnë. Disa të mesme profesionale që nuk kanë bazë të gjerë lëndësh akademike të ngjashme me ato të gjimnazit nuk kualifikohen e rekomandohet që të kenë edhe shkollën e lartë.
Sa zgjat e gjithë procedura nga momenti i aplikimit deri në fluturimin drejt Amerikës, për fatlumët?
Kjo varion nga 1 deri në 2 vite, në varësi se kur i caktohet data e intervistës. Regjistrimet për lotarinë bëhen çdo vit ne muajin tetor deri në fillim nëntori, përzgjedhjet dalin ne maj-qershor te vitit pasardhës dhe intervistat nga 1 tetori i vitit pasardhës deri më 30 shtator të pas 2 viteve. Pra, nëse aplikoni në tetor 2023, përzgjidheni në Maj 2024, intervista nga tetori 2024 deri shtator 2025 e pasi merret viza udhëtohet.
Cila është pyetje më e shpeshtë që ju bëjnë për lotarinë?
Pyetje mbi arsimimin, mbi moshën – nuk ka moshë te caktuar, por kusht është e mesmja, ose jane paksa konfuzë deri në c ‘moshë duhet përfshirë fëmija në aplikimin e prindit – deri 21 vjeç në ditën e aplikimit e pavarësisht se fëmija përfshihet si aplikant derivativ te prindi apo secili prind, ai ose ajo ka të drejtën që të aplikojë më vete nëse përmbush kriterin e arsimit.
Çfarë të penalizon kategorikisht nga Lotaria Amerikane?
Mospasja e arsimit të duhur; nëse keni qenë të dënuar më parë me vendim gjykate, ngatërrimi i fotove, vendosja e fotografisë së vjetshme, mospërfshirja e fëmijës deri 21 vjeç në aplikimin fillestar, pavarësisht nëse fëmija jeton ose jo me ju, apo mospërfshirja e bashkëshortit ekzistues apo e përfshirjes se partnerit apo te dashurit ne aplikimin fillestar por nuk ish*t te celebruar. Dhe do shtoja, ata që përzgjidhen, janë te dashuruar dhe gati për hapin e rëndësishëm në jetë, atë të martesës, lotaria nuk i ndalon ata të martohen, madje i mundëson që të marrin vizën së bashku nëse martesa është legjitime. E sigurisht duhen prova bindëse për këtë 😊
Nëse dikush është në Amerikë pasi ka fituar Lotarinë, po familjen kur mund ta marrë?
Të përzgjedhurit e lotarisë i marrin bashkëshorten e fëmijët se bashku me ta, parashikuar që ata të gjenden të kualifikuar. Nëse fituesi i lotarisë celebrohet pasi ka hyrë në Amerikë, ai ose ajo mund t’i bëjë bashkim familjar bashkëshortit/es apo fëmijës së pamartuar. Koha e pritjes para pandemisë ka qene rreth 2 vite, aktualisht ka shkuar pothuaj dyfish.
Shkolla profesionale të penalizon nga lotaria?
Ka degë profesionale që kualifikohen. Rëndësi ka që kurrikula të jetë e ngjashme me atë të gjimnazit. Por ka edhe nga ato që kanë 1 bazë të gjerë lëndësh profesionale apo praktike që nuk të kualifikojnë e do u duhet shkolla e lartë që të kualifikohen.
A është rritur numri i aplikantëve nga viti në vit?
Shqiptaret e kanë patur gjithmonë me interes të madh lotarinë. Numri ka qenë në rritje i aplikuesve e madje Shqipëria është renditur ndër 3 shtetet me numrin më të madh të të përzgjedhurve në rajonin e Evropës, pas Ukrainës e Turqisë, por mund te them se për nga numri i të përzgjedhurve për frymë, Shqipëria zë vendin e parë në rajonin e Evropës.
Ju uroj suksese!
Lorenci
Copyrighted by News24 AlbaniaPer me shume video,lajme vizitoni website http://balkanweb.com