Wolfsden Consulting

Wolfsden Consulting Kontabilitet dhe Auditim

Data Pro Accounting ofron shërbimet e kontabilitetit dhe libër mbajtjes sipas inovacioneve më të fundit të ATK-së, me program profesional të kontabilitetit për të gjitha llojet e bizneseve si: sh*tje , tregti , shërbim apo prodhim. Sherbimet që ofrojmë:

-Plane të bizneseve
-Regjistrimin e bizneseve
-Mbajtjen e librave kontabel
-Deklarimet elektronike mujore dhe tre mujore në EDI
-Pergaditja e pas

qyrave financiare sipas standarteve ndërkombetare të kontabilitetit dhe sipas ligjeve në fuqi te Republikës se Kosovës
-Perpilimi i kontratave te punës dhe evidencat e punëtoreve sipas ligjit te punës
-Pergaditjen e tendereve sipas ligjit te prokurimit publik
-Perfaqësimin e bizneseve në instutucionet përkatëse etj.

23/01/2024
Ne ofrojmë shërbime të specializuara që përfshijnë regjistrimin e transaksioneve, përgatitjen e raporteve financiare dhe...
24/05/2023

Ne ofrojmë shërbime të specializuara që përfshijnë regjistrimin e transaksioneve, përgatitjen e raporteve financiare dhe interpretimin e të dhënave. Duke punuar me ne, ju merrni avantazhin e një ekipi të kualifikuar që do të sigurojë integritetin, saktësinë dhe zbatimin e rregullave dhe standardeve të kontabilitetit. Ne ofrojmë ndihmën tonë për të përmirësuar kontrollin financiar, rritur efikasitetin dhe lehtësuar ngarkesat administrative, duke ju lejuar të fokusoheni në zhvillimin e biznesit tuaj.

📍Klinë +383 49 43 14 47
📍Prishtinë +383 49 32 32 19

23/05/2023

Thirrje nga ATK për tatimpaguesit nga sektori gastronomisë/hotelerisë, këngëtarëve, stilistëve, si dhe salloneve të bukurisë

Duke pas parasysh që tani më kemi hyrë në sezonin kur disa sektorë të bizneseve rrisin aktivitetin e tyre, andaj Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve të cilët në aktivitetet e tyre kanë veprimtarinë e gastronomisë/hotelerisë, këngëtarëve, stilistëve, si dhe salloneve të bukurisë, që të deklarojnë saktë detyrimet e tyre tatimore, pasi që në të kundërtën do të duhet të veprojmë sipas thirrjeve ligjore.

Sezonit të verës shumëfishohen aktivitetet e lartpërmendura, të cilat bazuar në aktivitetin që kanë, janë si një zinxhir, ku kryesisht janë shumë evidente ndeja të ndryshme, si në restorante ashtu edhe në diskoteka, në të cilat ndërlidhen pjesa e këndimit ose DJ, si dhe përgatitja nga sallonet e bukurisë dhe stilistet. Për ketë qëllim ATK ka dizajnuar projektin për Akomodim dhe Shërbime Ushqimore, i cili bazuar në të dhënat e përmbushjes, renditet si njëra ndër industritë me nivel të lartë të mos-përmbushjes së detyrimeve tatimore, andaj edhe është pjesë e planeve specifike të përmbushjes për grupet e identifikuara me rreziqe të larta për vitin 2022.

Modulet e ndërtuara përbrenda ATK-së, kanë nxjerrë faktorët të ndryshëm që kanë kontribuar në këtë përzgjedhjen e kësaj industrie si: pagesa/të hyra përgjithësisht të ulëta, pavarësisht numrit të madh të tyre; mos-deklarimi i punëtorëve dhe pagesa cash e tyre; mos-deklarimi apo nën-deklarimi i ahengjeve dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore; mos-lëshimi i kuponëve fiskal; pagesat po ashtu në cash të realizuara në mes të konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme; si dhe mos mbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj.

ATK paralajmëron se para se të fillojmë me verifikimet dhe kontrollet tatimore, i bëjmë thirrje të gjithë personave e bizneseve të deklarojnë dhe paguajnë saktë obligimet e tyre të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor në fuqi, në të kundërtën ne jemi të obliguar që të fillojmë me verifikime dhe hapjen e kontrolleve tatimore, të cilat mund të rezultojnë me ndëshkimet nga parregullsitë dhe pasaktësitë e hasura.

23/05/2023

👷🏻‍♂️🚧

30/01/2023

Njoftim për tatimpagues

ATK, vendos kufizime në Librin e Blerjes dhe Librin e Sh*tjes!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01.02.2023 do të publikoj versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI. Ndryshimi që do të jetë në krahasim me versionin e tanishëm, është kufizimi në deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes, të cilat nuk do të mund të dërgohen nëse nuk janë të plotësuara ashtu siç kërkohet. Më konkretisht, kufizimet janë bërë në kolonën e Numrit Unik Identifikues, Numrit Fiskla dhe Numrit Personal.

Në tabelën e mëposhtëm gjeni sqarimet se si duhet të plotësohet kolona e NUI / NF / NP.

Libri i Blerjes dhe Libri i Sh*tjes, duhet të plotësohen dhe të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri më 20 të muajit vijues, pra librat kërkohet të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

Sa i përket plotësimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes, referojuni udhëzuesve përkatës të publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org te linku Shërbime Elektronike - Libri i Blerjes dhe i Sh*tjes.

Administrata Tatimore e Kosovës

Pse Wolfsden Consulting?Për të gjurmuar rrjedhën tuaj të paravePër të ju mbrojtur dhe mbajtur të dhëna të sakta tatimore...
23/09/2022

Pse Wolfsden Consulting?

Për të gjurmuar rrjedhën tuaj të parave

Për të ju mbrojtur dhe mbajtur të dhëna të sakta tatimore

Për të ju përfaqësuar pranë institutucioneve përkatëse

Për këshilla tatimore dhe konsulta në çdo kohë

7 hapa për ndërtimin e një plan biznesi:Përmbledhja ekzekutivePërshkrimi i biznesitAnaliza e tregutOrganizimi i kompanis...
05/09/2022

7 hapa për ndërtimin e një plan biznesi:

Përmbledhja ekzekutive
Përshkrimi i biznesit
Analiza e tregut
Organizimi i kompanisë
Produktet ose shërbimet e ofruara
Perspektiva financiare
Përmbledhje

Address

Rr. Musine Kokollari, Ulpianë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Wolfsden Consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Nearby businesses


Other Business consultants in Pristina

Show All