10/02/2026
DEKLARATË E ISH-KONGRESISTIT JOSEPH J. DIOGUARDI
New York, 2 Tetor 2026
Një pjesë të konsiderueshme të jetës sime ia kam kushtuar lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.
E bëra këtë sepse besova në Kosovën. Besova në popullin e saj. Dhe besova se Amerika kishte një përgjegjësi historike për të qëndruar pranë atyre që luftonin për liri dhe demokraci.
Nuk i kam kërkuar kurrë Kosovës asgjë në këmbim. Sot, megjithatë, po kërkoj një gjë të vetme.
Kjo është kërkesa ime e parë — dhe do të jetë e fundit!
Kosova nuk mund ta përballojë një tjetër krizë politike, një tjetër bllokadë institucionale apo një tjetër palë zgjedhjesh, thjesht sepse liderët e saj politikë nuk arrijnë të pajtohen për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
E mirëpres Deklaratën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës lidhur me aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në një moment të vështirë dhe të dhimbshëm për Kosovën, ishte e rëndësishme që Kuvendi të fliste me përgjegjësi institucionale.
Por deklaratat duhet të pasohen nga veprimet.
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar kornizën dhe afatin për zgjedhjen e Presidentit. Tani, liderët politikë të Kosovës kanë përgjegjësinë të veprojnë dhe ta përmbyllin këtë proces para 6 tetorit, duke shmangur një tjetër krizë të panevojshme institucionale.
Pikërisht për këtë arsye, u jam drejtuar me shkrim, më 27 gusht, drejtpërdrejt liderëve të partive politike të Kosovës, duke propozuar Faton Bislimin si kandidat konsensual për President të Republikës.
Fatoni nuk i përket një partie politike. Ai i përket Kosovës. E njoh Fatonin prej më shumë se dy dekadash. E kam përcjellë nga afër punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare.
Kontributi i tij ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në Washington, ku për më shumë se njëzet vjet ka punuar për Kosovën dhe ka ndërtuar marrëdhënie në të gjithë spektrin politik amerikan.
Ai e nisi këtë rrugëtim në fillim të viteve 2000, përfshirë angazhimin në stafin e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, nën udhëheqjen e mikut tim të dashur dhe mbështetësit të madh të Kosovës, kongresistit të ndjerë Tom Lantos.
Që nga ato ditë të para e deri më sot, Fatoni ka ndërtuar marrëdhënie të mirëfillta si me republikanët, ashtu edhe me demokratët. Ai e ka kuptuar një të vërtetë thelbësore për Washingtonin: Mbështetja e Amerikës për Kosovën nuk duhet t'i përkasë kurrë vetëm një partie. Ajo duhet të jetë pjesë e marrëdhënies së qëndrueshme ndërmjet popullit amerikan dhe popullit të Kosovës.
Fatoni e kupton këtë. Ai ka arsimimin, përvojën, gjykimin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe njohuritë e nevojshme për ta përfaqësuar Kosovën në këtë moment kritik.
Por ka edhe një arsye tjetër pse po flas tani.
Kosova po kalon një moment historik.
Zhvillimet e fundit në Hagë kanë prekur diçka shumë më të thellë se politika. Ato kanë prekur historinë, dinjitetin dhe kujtesën e një populli që luftoi për lirinë e tij.
Kosova duhet ta respektojë procesin gjyqësor. Por ajo duhet të ketë edhe guximin dhe përgjegjësinë për ta ruajtur të vërtetën mbi luftën e saj çlirimtare dhe për t'i mbrojtur vlerat legjitime për të cilat populli i saj sakrifikoi aq shumë.
Besoj se Faton Bislimi ka përvojën dhe mirëkuptimin e nevojshëm për të ndihmuar në udhëheqjen e kësaj përpjekjeje kombëtare — jo si përfaqësues i një partie, por si President që mund t'u flasë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ta përfaqësojë Republikën me dinjitet para Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe mbarë botës.
Ia kam kushtuar jetën time luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe së bashku me Shirley-n dhe AACL-në tonë, ne ndihmuam që ato të bëhen realitet!
Nuk kam pritur kurrë asgjë në këmbim.
Por sot, po u kërkoj liderëve politikë të Kosovës — këtë herë publikisht, pasi më 27 gusht u kam dërguar edhe letra — që ta vendosin vendin mbi partinë.
Po u kërkoj të shohin përtej kalkulimeve të radhës politike dhe të mendojnë për atë që historia do të kërkojë prej tyre.
A mund ta gjejë Kosova unitetin pikërisht atëherë kur ka më së shumti nevojë për të? A mund ta parandalojnë liderët e saj politikë një tjetër krizë institucionale? A mund ta zgjedhin një President që përfaqëson tërë vendin, e jo vetëm një kamp politik?
Besoj se përgjigjja mund të jetë po. Dhe besoj se Faton Bislimi është një njeri i aftë për ta bartur këtë përgjegjësi.
Prandaj, kjo është kërkesa ime e parë dhe e fundit: Ju lutem, mos e çoni Kosovën drejt një pale tjetër zgjedhjesh për shkak të dështimit për ta zgjedhur Presidentin e saj.
Ju lutem, vendoseni Kosovën të parën.
Ju lutem, gjeni guximin të zgjidhni unitetin në vend të përçarjes, Republikën në vend të partisë dhe të ardhmen në vend të kalkulimeve politike.
Kam qëndruar pranë Kosovës për dekada të tëra. Sot, qëndroj edhe një herë pranë saj. Dhe u kërkoj liderëve të saj — ndoshta për herë të fundit — që edhe ata të qëndrojnë pranë Kosovës.
Për hir të Kosovës. Për hir të popullit të saj. Dhe për hir të lirisë për të cilën aq shumë njerëz sakrifikuan gjithçka.
Joe DioGuardi
/Version in English/
A STATEMENT BY JOSEPH J. DIOGUARDI
New York, 2 October 2026
I have devoted a significant part of my life to the freedom, independence, and dignity of the people of Kosova.
I did so because I believed in Kosova. I believed in its people. And I believed that America had a historic responsibility to stand with those who fought for freedom and democracy.
I have never asked Kosova for anything in return.
Today, however, I am asking for one thing. This is my first ask — and it will be my last.
Kosova cannot afford another political crisis, another institutional paralysis, or another election simply because its political leaders cannot agree on a President of the Republic.
I welcome the Declaration adopted by the Assembly of Kosova concerning the recent judgment of the Kosova Specialist Chambers. At a difficult and painful moment for Kosova, it was important for the Assembly to speak with institutional responsibility.
But declarations must be followed by action.
The Constitutional Court has established the framework and deadline for the election of the President. Kosova’s political leaders now have a responsibility to act and to complete this process before October 6, avoiding another unnecessary institutional crisis.
That is why I wrote directly to the leaders of Kosova's political parties and proposed Faton Bislimi as a consensual candidate for President of the Republic.
Faton does not belong to one political party. He belongs to Kosova.
I have known Faton for more than two decades. I have watched his work, his commitment, and his extraordinary dedication to Kosova and to the Albanian national cause.
His contribution has been particularly important in Washington, where he has worked for Kosovo for more than twenty years and has built relationships across the American political spectrum.
He began this work in the early 2000s, including his service on the staff of the House Foreign Affairs Committee under my dear friend and great Kosova advocate, the late Congressman Tom Lantos. From those early days until today, Faton has built genuine relationships with both Republicans and Democrats and has understood something essential about Washington:
America’s support for Kosova must never belong to one party. It must belong to the enduring relationship between the American people and the people of Kosova.
Faton understands that. He has the education, experience, judgment, international relationships, and knowledge necessary to represent Kosova at this critical moment.
But there is another reason I am speaking now. Kosova is going through a historic moment.
The recent developments in The Hague have touched something much deeper than politics. They have touched the history, dignity, and memory of a people who fought for their freedom.
Kosova must respect the judicial process. But Kosova must also have the courage and responsibility to preserve the truth about its liberation struggle and to defend the legitimate values for which its people sacrificed so much.
I believe Faton Bislimi has the experience and the understanding to help lead that national effort — not as the representative of one party, but as a President who can speak to all Kosovars and represent Kosova with dignity before the United States, Europe, and the world.
I have spent my life fighting for Kosova’s freedom and independence, and together with Shirley and our AACL we made them happen!
I have never expected anything in return.
But today, I am asking the political leaders of Kosova--publicly this time after I sent them letters on August 27--to put the country before party.
I am asking them to look beyond the next political calculation and look instead at what history will ask of them.
Can Kosova find unity when unity is most needed? Can its political leaders prevent another institutional crisis? Can they choose a President who can represent the whole country rather than one political camp?
I believe the answer can be yes. And I believe Faton Bislimi is a person capable of carrying that responsibility.
So this is my first and last ask: Please do not send Kosova back to another election because of a failure to elect its President.
Please put Kosova first.
Please find the courage to choose unity over division, the Republic over party, and the future over political calculation.
I have stood with Kosova for decades. Today, I stand with Kosova once again.
And I ask its leaders — perhaps for the last time — to stand with Kosova too.
For the sake of Kosova. For the sake of its people. And for the sake of the freedom for which so many sacrificed everything.
Joe DioGuardi